Ndërlidhjet

Qeveria e Kosovës po i përcjell zhvillimet pas vrasjes së Lavdrim Muhaxherit


Lavdrim Muhaxheri

Qeveria e Republikës së Kosovës po i përcjellë nga afër zhvillimet “pas njoftimeve për vrasjen e terroristit famëkeq, Lavdrim Muhaxheri”, thuhet në një komunikatë për media.

“Me këtë rast, Qeveria rikonfirmon qëndrimin e saj të paluhatshëm për të luftuar intensivisht dhe në mënyrë të vendosur çfarëdo ekstremizmi të dhunshëm dhe terrorizmin”, vijon komunikata.

Qeveria u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të respektojnë dhe “kultivojnë karakterin multikonfesional” të Republikës së Kosovës.

“Edhe njëherë, Qeveria e Kosovës rikonfirmon përkushtimin e fuqishëm për të qenë pjesë e koalicionit anti-ISIS dhe se nuk do të tolerojë asnjë përpjekje apo tendencë nga qytetarët e saj për radikalizim dhe bashkëngjitje në luftëra të huaja”, theksohet në këtë komunikatë.

Reagimi i Qeverisë së Kosovës, pason raportimet e javës së kaluar për vrasjen e njërit prej personave më të kërkuar nga Kosova në luftën e Sirisë, Lavdrim Muhaxheri dhe disa paralajmërimeve kërcënuese nga organizata tashmë e shpallur terroriste, Shteti Islamik (IS), për cenimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, përfshi edhe Kosovën.

XS
SM
MD
LG