Ndërlidhjet

Trump thotë se është nën hetime


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pranoi se është nën hetime në rastin e ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

Në një postim në Twitter, presidenti po ashtu duket se akuzoi zëvendësin e prokurorit të përgjithshëm amerikan për "gjueti shtrigash".

"Po hetohem për shkarkimin e drejtorit të FBI-së nga personi që më ka thënë të shkarkoj drejtorin e FBI-së", shkroi Trump në Twitter.

Zëvendësi i prokurorit të përgjithshëm, Rod Rosenstein, ka marrë përsipër hetimin e ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet në SHBA pasi prokurori i përgjithshëm, Jeff Sessions, është tërhequr në muajin mars.

Rosenstein më pas ka emëruar këshilltarin e posaçëm, Robert Mueller, për të udhëhequr hetimet.

XS
SM
MD
LG