Ndërlidhjet

Thaçi: Ushtria do të jetë në përputhje me standardet e NATO-s


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në takim ministren sllovene të Mbrojtjes, Andreja Katiç.

Në njoftimin e Presidencës për media thuhet se Thaçi e falënderoi ministren Katiç për përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë, ndërsa shprehu gatishmërinë që "bashkëpunimi i mirë ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë të thellohet edhe më shumë".

Presidenti Thaçi e njoftoi ministren Katiç edhe për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur.

Me këtë rast, Thaçi citohet të ketë thënë se ushtria e Kosovës do të jetë forcë profesionale, në përputhje me standardet e NATO-s, shumetnike dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

XS
SM
MD
LG