Ndërlidhjet

Mourinho akuzohet për mashtrim me taksa në Spanjë


Jose Murinho
Jose Murinho

Prokurorët spanjollë akuzuan menaxherin e Manchester United-it, Jose Murinho për mashtrim me taksa.

Prokurorët në Madrid thanë se Mourinho ka fshehur 3.3 milionë euro taksa, gjatë kohës sa ka qenë trajner i Real Madridit.

Sipas tyre Mourinho nuk i ka deklaruar të ardhurat në Spanjë nga viti 2011 deri më 2012.

Mourinho ka lënë grupin Real Madrid më 2013, për të kaluar në menaxhimin e ekipit anglez, Chelsea për herë të dytë, para se të kalojë në Manchester United më 2016.

Ai ende nuk i ka komentuar akuzat, të cilat vijnë pas zgjerimit të listës për raste të mashtrimeve tatimore duke përfshirë yje të futbollit në Spanjë.

Këtu përfshihet edhe ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili akuzohet se ka se ka shmangur taksat. Dëmi kap vlerën e 14.7 milionë eurove. Ronaldo i ka hedhur poshtë këto akuza.

XS
SM
MD
LG