Ndërlidhjet

Alexievich: Agjencia ruse publikoi intervistën pa autorizimin tim


Slvetlana Alexievich
Slvetlana Alexievich

Laureatja e Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2015, Slvetlana Alexievich ka thënë se agjencia e lajmeve ruse Regnum ka publikuar një intervistë të saj, pa kërkuar fillimisht autorizimin nga ajo.

Intervista e publikuar përmban pyetje të një gazetari, i cili ballafaqon pikëpamjet kritike të Alexievichit rreth aneksimit të paligjshem të Krimesë nga ana e Rusisë, si dhe mbështetjen e Moskës ndaj separatistëve në lindje të Ukrainës.

Alexievich ka thënë se ajo i ka dhënë intervistën të përditshmes Delovoi Peterburg, mirëpo ka kërkuar që intervista të mos publikohej pasi ka kuptuar se intervistuesi “nuk ka pasur qasje të gazetarit, por të një propagandisti”.

“Në momentin kur gazetari shtroi tri ose katër pyetjet e para, i tregova që refuzoj të përgjigjem në to, dhe kërkova ndalimin e publikimit të intervistës”.

“Pas pyetjes: Pse ju mbështesni banditët ukrainas?, gjithçka më pas u bë e qartë për mua”, ka shtuar ajo.

XS
SM
MD
LG