Ndërlidhjet

Në Ukrainë rritet presioni për mbeturina


Mbeturinat në qytetin Lviv, Ukrainë
Mbeturinat në qytetin Lviv, Ukrainë

Ligjëvënësit ukrainas kanë rritur presionin ndaj kryetarit të qytetit Lviv në Ukrainë, Andriy Sadovyy, për të gjetur një zgjidhje rreth problemit të mbeturinave.

Fraksioni parlamentar i bllokut të Petro Poroshenkos ka kërkuar nga Andriy Sadovyy që menjëherë të bëjë zgjidhje ose të heqë dorë nga posti.

Ka më shumë se një vit që janë duke u diskutuar problemet me depozitimin e mbeturinave në këtë vend.

Katër persona kanë vdekur në maj të vitit 2016 pasi ishin duke luftuar zjarrin e madh në të cilin po digjeshin një grumbull tejet i madh i mbeturinave.

Kjo tragjedi ishte përcjellur me protesta në Lviv kundër kryetarit të qyytetit, Sadovyy.

XS
SM
MD
LG