Ndërlidhjet

Sanksione kundër sepratistëve, derisa Poroshenko arriti në SHBA


Donald Trump (djathtas) dhe Petro Poroshenko, gjatë takimit të sotëm në Shtëpinë e Bardhë

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara ka shpallur sot sanksione të reja financiare kundër dhjetëra luftëtarëve, liderëve dhe aleatëve të separatistëve të mbështetur nga Rusia, në konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës, i cili tashmë ka hyrë në vitin e tretë.

Shpallja u bë derisa presidenti i Ukrianës, Petro Poroshenko, ka arritur në Shtëpinë e Bardhë për takim me presidentin, Donald Trump, që është takimi i tyre i parë ballë për ballë, dhe zyrtarë të tjerë në Uashington.

Në mesin e personave të përfshirë në sanksione është edhe një lideri i lartë separatist i së vetshpallurës “republikë popullore” e Donjeckut dhe Luhanskit, e të tjerë.

Prej prillit të vitit 2014, nga konflikti në pjesën lindore të Ukrianës, janë vrarë së paku 10,090 vetë dhe afro 2 milionë njërëz janë zhvendosur.

XS
SM
MD
LG