Ndërlidhjet

Shpërthim në stacionin e trenave në Bruksel


Bruksel, 20 qershor 2017.
Bruksel, 20 qershor 2017.

Një person shkaktoi një shpërthim të vogël në Stacionin Qendror të Trenave në Bruksel, tha një zëdhënës i policisë federale belge.

Sulmuesi është qëlluar nga ushtarët që patrullonin brenda stacionit dhe besohet se askush tjetër nuk është plagosur.

Policia tha se situata është nën kontroll.

Sipas gazetës belge, La Libre, e cila citon prokurorët, personi që është qëlluar ka pasur një çantë shpine dhe një rrip shpërthyes.

Ai ka shpërthyer pajisjen pasi ka tërhequr vëmendjen e ushtarëve në stacion, tha La Libre.

Disa media të tjera belge citojnë dëshmitarët të kenë thënë se sulmuesi ka brohoritur "Allahu Akbar" (Zoti është i madh) përpara se të shpërthente pajisjen.

Gjendja e të dyshuarit të plagosur nuk u bë e ditur menjëherë.

Në mars të vitit 2016, 32 persona kanë vdekur nga sulmet në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion të metrosë së qytetit.

Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

Stacioni Qendror i Brukselit është një nga tre terminalet kryesore në qytet. (v.tela)

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG