Ndërlidhjet

Plani britanik për të drejtat e të huajve “s’i përmbush” pritjet e BE-së


Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se propozimet e Britanisë për të drejtat e shtetasve të BE-së në këtë vend, pasi të largohet nga blloku, “nuk i përmbushin pritjet”.

“Kjo rrezikon ta përkeqësojë situatën e qytetarëve tanë në Mbretërinë e Bashkuar”, tha Tusk në fund të samitit dyditësh të BE-së në Bruksel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e përshkroi planin britanik si “fillim të mirë, por jo sukses të madh”.

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se propozimet e saj “kanë qenë të drejta dhe serioze”.

Plani më i detajuar i Britanisë do të prezantohet në Parlamentin britanik më 26 qershor.

Negociatorët e Britanisë dhe të BE-së i kanë nisur negociatat për largimin e Britanisë nga blloku këtë javë.

Britania ka vendosur të largohet nga BE-ja në një refendum vitin e kaluar, ndërsa procesi i shkëputjes duhet të përfundojë në mars të vitit 2019.

XS
SM
MD
LG