Ndërlidhjet

Mbahet pjesa e dytë e provimit të maturës


Një shkollë fillore në Prishtinë
Një shkollë fillore në Prishtinë

Komisioni Shtetëror i Maturës ka njoftuar se pjesa e dytë e provimit të maturës, për rreth 25 mijë maturantë të Kosovës, do të zhvillohet sot.

Këtij testi i nënshtrohen nxënësit që përfundojnë klasën e 12-të të arsimit të mesëm.

Testi i maturës vlerëson arritjet e njohurive, shkathtësive dhe aftësive të nxënësve, të cilat i kanë fituar gjatë arsimimit parauniversitar në përputhje me kurrikulën e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, si test përcakton edhe nivelin e kompetencave të arritura të nxënësve, dhe përfundimi me sukses i këtij testi mundëson më pas aplikimin për studime në universitet.

Pragu i kalueshmërisë në provimin e maturës shtetërore sipas Ligjit për provimin e maturës shtetërore është 40 për qind.

XS
SM
MD
LG