Ndërlidhjet

Rezultatet e provimit të maturës shtetërore në korrik


Ilustrim

Komisioni Shtetëror i Maturës në Kosovë, përmes një njoftimi për media, ka vlerësuar se provimi i Maturës Shtetërore ka përfunduar me sukses.

Provimi është mbajtur të shtunën në 201 qendra të testimit, ndërsa për mbarëvajtjen dhe administrimin e tij janë angazhuar 2100 administrues dhe 600 komisionarë.

“Provimi ka filluar me kohë në të gjitha qendrat, pasi që testet janë shpërndarë dhe nuk ka pasur mungesa të testeve. Edhe në këtë pjesë, tentimet për kopjim dhe shpërndarje të testit në rrjetet sociale kanë qenë shumë më të pakta se në të kaluarën”, Derisa, në rastet kur ka pasur tentime të tilla, janë identifikuar dhe raportuar dhe ndaj tyre do të merren masat që i përcakton Ligji”, thuhet në njoftim.

Rezultatet e provimit të maturës shtetërore, bëhet e ditur, se do të publikohen më 3 korrik 2017, në të gjitha shkollat ku nxënësit kanë mbaruar shkollimin e mesëm të lartë.

Ndryshe, provimi i maturës shtetërore vlerëson arritjet e njohurive, shkathtësive dhe aftësive të nxënësve, të cilat i kanë fituar gjatë arsimimit parauniversitar në përputhje me kurrikulën e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, si test përcakton edhe nivelin e kompetencave të arritura të nxënësve, dhe përfundimi me sukses i këtij testi mundëson më pas aplikimin për studime në universitet.

Pragu i kalueshmërisë në provimin e maturës shtetërore sipas Ligjit për provimin e maturës shtetërore është 40 për qind.

XS
SM
MD
LG