Ndërlidhjet

Shqipëri: Partia Socialiste ruan avantazhin e thellë


Procesi zgjedhor në Shqipëri
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:17 0:00

Zgjedhjet në Shqipëri

Në Shqipëri, kur janë numëruar afro 50 për qind e kutive të votimit, Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama rezulton të jetë fituese e qartë e zgjedhjeve të së dielës duke siguruar deri tani e vetme kontrollin e shumicës së Parlamentit.

Socialistët, nga numërimi deri në orën 13.30, ka marrë 51.6 për qind të votave, ose 10.3 pikë më shumë krahasuar me rezultatin e vitit 2013. Ajo është në një avantazh të theksuar me Partinë Demokratike të udhëhequr nga Lulzim Basha, i cili kishte përfshirë në lista dhe drejtuesit e partive kryesore të djathta.

PD nga të dhënat paraprake ka 29.6 për qind të votave, gati 1 pikë më poshtë se në 2013. Në rritje të ndjeshme Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila është rritur me 4.4 pikë, duke u ngjitur në kuotën e 15.4 përqindëve. Në rritje prej gati 2 pikë për qind rezulton dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU, e Shpëtim Idrizit që për momentin ka 4.5 për qind të votave.

Nga analiza e përqindjeve sipas qarqeve rezulton se PS pritet të marrë, me rezultatet deri në këtë fazë, 73 deputetë, nga 65 në 2013, PD 42 nga 50 mandate që ka në parlamentin aktual, pa llogaritur dhe tre mandatet që kanë republikanët.

LSI forcohet dhe me 4 deputetë të tjerë duke u ngjitur në 20 vende. Katër mandate për PDIU-në e cila pavarësisht se është rritur në përqindje pritet të ketë të njëjtin numër deputetësh. Një vend në parlament do të ketë dhe Partia Socialdemokrate, falë kandidimit në zonën e Shkodrës së deputetit Tom Doshi.

*Ky material fillimisht u publikua në Zëri i Amerikës

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG