Ndërlidhjet

Forcat irakiane avancojnë në betejën për Mosulin


Mosul, Irak
Mosul, Irak

Forcat irakiane kanë hyrë më thellë në qytetin e Mosulit dhe janë pranë rikthimit të tij nga militantët e Shtetit Islamik.

“Do ta përfundojmë operacionin brenda disa ditësh. Fundi do të jetë shumë shpejt”, tha komandanti i ushtrisë, Abdulwahab al-Saadim.

Një tjetër komandant, Salam al-Obeidi, tha se 65 deri në 70 përqind e Qytetit të Vjetër të Mosulit është çliruar.

Shteti Islamik ka marrë kontrollin e Mosulit, qytetit të dytë më të madh të Irakut, në verën e vitit 2014, ndërsa operacioni për rikthimin e tij ka nisur në tetor të vitit të kaluar.

Në këta tetë muaj luftime, pjesa më e madhe e Qytetit të Vjetër të Mosulit është shkatërruar, përfshirë edhe xhaminë Grand al-Nuri, e vjetër 850 vjet.

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, tha se forcat e qeverisë janë afër shpalljes së fitores përfundimtare mbi bandat e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG