Ndërlidhjet

Shtyhet gjykimi i Yanukovychit për tradhti


Paneli gjyqësor në Kiev

Është shtyrë gjykimi për ish presidentit ukrainas Viktor Yanukovych, i cili akuzohet për tradhti.

Gjykatësi Vladyslav Devyatko e ka shtyrë seancën për datën 29 qershor pasi Yanukovych nuk është shfaqur në dhomën e gjykatës.

Yanukovych gjendet në Rusi nga viti 2014.

Avokati i tij, Vitaly Serdyuk, se Yanukovych ka pasur vullnet që të jetë pjesë e gjyqit përmes një video-lidhje për “të dëshmuar sipas normave të së drejtës ndërkombëtare”.

Mirëpo sipas Serdyuk autoritetet ukrainase nuk e kanë bërë të mundur një gjë të tillë.

Yanukovych pati braktisur zyrën e tij në shkurt të vitit 2014, dhe iku në Rusi në valën e protestave që nxiti vendimi e tij për të shmangur bashkëpunimin me Bashkimin Evropian dhe përmirësimin e marrëdhënieve të tregtisë me Moskën.

Yanukovych është i akuzuar për tradhti, duke shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Pasi ikjes së tij, Rusia e aneksoi gadishullin e Krimesë dhe nxiti separatizmin në lindje të Ukrainës.

Gjatë luftimeve në mes të forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve prorusë janë vrarë më shumë së 10.000 persona.

XS
SM
MD
LG