Ndërlidhjet

Vendimi për ndalimin e udhëtimit në SHBA hyn në fuqi më 29 qershor


Ndërtesa nga Gjykata Supreme në Uashington

Departamenti i Shtetit në SHBA ka njoftuar se masa e presidentit Trump për ndalimin e përkohshëm të hyrjes në SHBA, për udhëtarët e gjashtë vendeve me shumicë të popullsisë myslimane, do të hyjë në fuqi, pas 72 orëve të vendimit të Gjykatës Supreme.

Kjo do të thotë se masa do të hyjë në fuqi në mëngjesin e 29 qershorit.

Zëdhënësja e Departamentit, Heather Nauert, ka thënë se qeveria e SHBA-së do të informojë me kohë personat që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për detajet e mëtejshme dhe dispozitat e ndalimit.

Vendimin e Gjykatës Supreme, Trump e ka quajtur "një fitore të qartë për sigurinë tonë kombëtare".

Gjykata Supreme më 26 qershor mori vendim për ndalimin 120 ditor të hyrjes në SHBA për të gjithë refugjatët, si dhe ndalimin 90 ditor për vizitorët nga Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni.

Mirëpo sipas vendimit ndalimi nuk do të zbatohet për vizitorët që kanë "marrëdhënie të mirëfillta me dikë në Shtetet e Bashkuara".

Kundërshtarët e Trumpit deklaruan se ky ndalim i diskriminon myslimanët dhe është në kundërshtim me Kushtetutën e SHBA-së.

XS
SM
MD
LG