Ndërlidhjet

SHBA dhe India zotohen për luftimin e ekstremizmit


Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe kryeministri indian, Narendra Modi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe kryeministri indian Narendra Modi, i kanë bërë thirrje Pakistanit “të sigurohet se territori i tij nuk po përdoret për nisje të sulmeve terroriste në vendet e tjera”, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Sipas njoftimit që është bërë publik pas takimit Trump - Modi në Uashington, të dy palët u zotuan për forcimin e bashkëpunimit në luftimin grupeve militante me bazë në Pakistan.

Nju Delhi ka fajësuar militantët e grupeve Jaish-e-Mohammad dhe Lashkar-e-Taiba për sulmet e viteve të fundit të territorin indian.

Trump ka thënë se India është pajtuar për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër “ terrorizmit radial” si dhe e falenderoi kryeministrin indian për blerjen e paisjeve ushtarake ajrore nga SHBA-ja, në vlerë 2.4 miliardë dollarë.

Administrata e Trumpit është e para që ka vendosur t’i shesë pajisje të tilla Indisë. Në to përfshihen disa dronë të me anë të të cilëve Kina synon mbikqyrjen e Oqeanit Indian, krahas rritjes se prezencës së Kinës së këtë hapësirë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se shitja e dronëve të pa armatosur nuk paraqet kërcënim për Pakistanin.

XS
SM
MD
LG