Ndërlidhjet

Numërohen shumica e votave në Shqipëri, PS prin bindshëm


Disa kuti votimi në Tiranë
Disa kuti votimi në Tiranë

Partia Socialiste në Shqipëri ka siguruar mandatin e dytë qeverisës në zgjedhjet e 25 qershorit.

Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama ka fituar 48 për qind të votave, ose 74 ulëse në kuvendin e Shqipërisë.

Partia Demokratike e Lulzim Bashës ka fituar 29 për qind të votave , apo 43 ulëse nga 140 sa i ka kuvendi i Shqipërisë.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalur e treta në këto zgjedhje me 19 ulëse të fituara.

“Vëzhguesit ndëkombëtar kanë njoftuar për disa incidente si blerja e votës, dhe fotografimi i fletës së votimit. Institucionet përgjegjëse kanë kryer disa arrestime pas këtyre njoftimeve për parregullësi”, ka njoftuar Ambasada Amerikane në Shqipëri.

Ndonëse disa parregullësi ishin të domosdoshme për t’i adresuar, ato nuk ndikuan në rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve”, u tha tutje në deklaratën e kësaj ambasade.

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, i kanë bërë thirrje qeverisë së re për të vazhduar procesin e reformave.

“Vazhdimi i reformave në drejtësi dhe lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës duhet të jenë disa nga prioritetet në këtë aspekt” kanë deklaruar Mogherini dhe Hahn përmes një deklarate të përbashkët.

XS
SM
MD
LG