Ndërlidhjet

Siri: Dhjetëra të vrarë nga sulmet ajrore kundër burgut të IS-it


Ilustrim

Së paku 57 vetë janë vrarë nga një sulm ajror, që konsiderohet se ishte ndërmarrrë nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, kundër një burgu të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), në pjesën lindore të Sirisë, kanë thënë aktivistët.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, ka njoftuar se 42 të burgosur dhe 15 militantë të IS-it janë vrarë nga sulmi i djeshëm në kapacitetin, Al-Mayadeen, në provincën al-Zour.

Sulmet ishin kryer kundër “kapaciteteve të njohura të komandimit dhe të kontrollit të ISIS-it dhe infrastruktura tjetër e ISIS-it”, në rajon, më 25 dhe 26 qershor, ka thënë sot zëdhënësi i koalicionit, koloneli Joe Scrocca, duke e përdorë emrin alternativ ISIS, për Shtetin Islamik (IS).

Kapaciteti Al-Mayadeen, që gjendet 45 kilometra në juglindje të qytetit Deir al-Zour, shpeshherë ishte cak i sulmeve nga aeroplanët e koaliconit.

XS
SM
MD
LG