Ndërlidhjet

AP: Kryeministrja e ardhshme e Serbisë e ka propozuar një qeveri pro-ruse


Ana Bërnabiq

Kryeministrja e ardhshme e Serbisë, Ana Bërnabiq, e ka propozuar një politikan pro-rus për ministër të mbrojtjes, duke i dëmtuar shpresat në perëndim se nominimi i saj sinjalizonte largim nga ndikimi i Moskës, raporton agjencia AP nga Beogradi.

Televizioni shtetëror i Serbisë ka raportuar se kryeministrja e nominuar, Ana Bërnabiq, sot e ka propozuar listën e ministrave të kabinetit të saj për miratim në parlament.

Në këtë listë përfshihet edhe Aleksandar Vulin, ish-ministër i punës, i cili do ta udhëheq Ministrinë e mbrojtjes së Serbisë.

Në listën e saj përfshihen edhe disa zyrtarë, që hapur janë pro-Kremlinit dhe kundër Perëndimit, raporton AP.

Kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ish-kryeministër, në fillim të këtij muaji e nominoi për kryeministre, Ana Bërnabiq, e cila ishte shkolluar në Shtetet e Bashkuara dhe Britani, kjo lëvizje u pa si përpjekje për zbutjen e shqetësimeve perëndimore se Serbia po i afrohej shumë Rusisë.

Ana Bërnabiq, që do të jetë femra e parë kryeministre e Serbisë, pritet ta fillojë punën këtë javë.

Ajo është deklaruar hapur se është lezbike.

XS
SM
MD
LG