Ndërlidhjet

Hyseni: Lufta kundër trafikimit me njerëz vazhdon


Skender Hyseni
Skender Hyseni

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë në largim të Kosovës, Skënder Hyseni ka thënë se Kosova është e përkushtuar në fushën e luftimit të trafikimit më qenie njerëzore.

Duke komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), për këtë çështje, Hyseni tha gjatë një konference për media se "ekziston përkushtimi që kjo çështje të trajtohet në pajtim më dimensionin që ka si problem në shoqëri”.

Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikim me qenie njerëzore, të publikuar të martën, thuhet se Qeveria e Kosovës nuk i ka përmbushur plotësisht standardet për eliminimin e trafikimit me njerëz, por po bën përpjekje të rëndësishme në këtë drejtim.

Ministri në largim, Skënder Hyseni, është pajtuar me konstatimet dhe rekomandimet e paraqitura në raport dhe është zotuar që ato të zbatohet plotësisht.

Raporti i DASH-it thekson se “zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë kryer hetime proaktive, përfshirë hetime të përbashkëta me Inspektoratin e Punës”.

Megjithatë, vijon ai, gjykatësit kanë shqiptuar dënime të buta për trafikuesit dhe prokurorët kanë vazhduar t’i degradojnë rastet e trafikimit në krime më të vogla.

“Siç është raportuar gjatë pesë vjetëve të kaluar, Kosova është burim dhe vend destinacioni për burra, gra dhe fëmijë që i nënshtrohen trafikimit seksual dhe punës së detyruar”.

"Trafikantët i rekrutojnë viktimat me premtime të rreme për martesë ose oferta pune në kafene, klube nate dhe restorante", thuhet po ashtu në raport.

Departamenti amerikan i Shtetit thekson në raport se shumica e viktimave të trafikimit seksual në Kosovë janë vajza.

XS
SM
MD
LG