Ndërlidhjet

Në Shtetet e Bashkuara shënohet Dita e Pavarësisë


Amerikanët sot e festojnë ditëlindjen e vendit të tyre, 4 korrikun,në mënyrë tradicionale me fishekzjarre, parada të vogla në qytete dhe me gara ushqimore jo të zakonshme.

Në Nju Jork pritet që turmat e njerëzve ta shikojnë shoun me fishekzjarre të kompanisë, Macy’s, një manifestim tradicional në ishullin Coney, e ngjarje të tjera.

Në Uashington, presidenti amerikan, Donald Trump, për të parën herë e feston Ditën e Pavarësisë në Shtëpinë e Bardhë, duke i pritur në piknik familjet ushtarake, raporton agjencia AP.

Në një muze në Boston do të ekspozohet njëra prej 14 kopjeve origjinale të Deklaratës së Pavarësisë, ndërsa pritet që qindra mijëra njerëz ta shikojnë shoun me fishekzjarre në këtë qytet.

Po ashtu, pritet që afro 15 mijë njerëz do ta fitojnë statusin e shtetasit të naturalizuar në gjithë Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG