Ndërlidhjet

Trump arrin në Hamburg


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe gruaja e tij, Melania Trump, pak minuta pasi kanë arritur në Hamburg
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe gruaja e tij, Melania Trump, pak minuta pasi kanë arritur në Hamburg

Presidenti amerikan, Donald Trumo ka arritur në Hamburg të Gjermanisë për tu takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel, para fillimit të samitit G20.

Trump mund të përballet me situatë tensionuese në Gjermani, si nga liderët skeptikë që do të marrin pjesë në samit, ashtu edhe nga mijëra protestues në rrugë.

20,000 policë janë ftuar për të ruajtuar sigurinë gjatë mbajtjes së samitit.

Pritet që Trump të takohet edhe me presidentin e Koresë Jugore, Jae-in, dhe kryeministrin japonez, Shinzo Abe.

Njëra nga çështjet kryesore të diskutimit pritet të jetë edhe testimi i një rakete balistike interkontinentale nga Koreja Veriore më 4 korrik.

Në mbëmjen e 6 korrikut, është njoftuar se do të mbahet një protestë, që organizatorët e kanë quajtur, “G20: Mirësevini në ferr”.

Gjermania ka njoftuar se gjatë mbajtjes së këtij samiti presin mijëra protestues në rrugë, duke mos lënë anash edhe tentime për sulme të dhunshme në rrugë.

XS
SM
MD
LG