Ndërlidhjet

Moskë: Bastiset selia e opozitarit rus Navalny


Aleksei Navalny

Hetuesit rusë kanë bastisur zyrën e liderit opozitar në Moskë, Aleksei Navalny, një ditë para se ai të lirohet nga burgu, kanë thënë disa aktivistë.

Sipas tyre, 10 zyrtarë policor, kanë konfiskuar nga zyrat disa kompjuterë dhe material të fushatës.

“Materiali në selinë e Moskës, është konfiskuar”, ka njoftuar në Facebook, kordinatori i zyrës për kampanja, Nikolai Lyaskin.

Policia nuk i ka komentuar këto raportime.

Aleati i Navalnyt, Leonid Volkov, ka thënë se autoritetet janë duke bastisur zyra edhe në qytete tjera në Rusi, duke konfiskuar material të fushatës.

Navalny synon të kandidojë për pozitën e presidentit të Rusisë në mars të vitit 2018, ndonëse Vladimir Putin, pritet qe të jetë edhe për një mandat në këtë pozitë.

Zyrtarët rusë ia kanë ndaluar Navalnyt pjesëmarrjen në zgjedhje, duke cituar një dënim penal.

Navalny ka thënë se dënimi ka qenë i motivuar politikisht për ta bllokuar kandidimin e tij.

Navalny, i cili ka organizuar disa protesta kundër qeverisë, pritet të lirohet nga burgu më 7 korrik.

XS
SM
MD
LG