Ndërlidhjet

Pakistan: Vritet një politikan opozitar dhe ngasësi i veturës


Pamje të veturës së dëmtuar ku u vranë, Malik Naveed, lider i një partie politike në Pakistan, dhe ngasësi i veturës

Persona të armatosur kanë vrarë, Malik Naveedin, lider i një partie politike të Pakistanit, në qytetin Kueta, ka njoftuar policia e Baloçistanit.

Malik Naveed, 38 vjeçar dhe roja e tij, Mohammad Zareef, 42 vjeçar, janë qëlluar derisa ishin në makinë, ka thënë zyrtari i policisë, Ashraf Jattak.

Ai ka njoftuar se dy burrat kanë vdekur derisa po dërgoheshin në spital.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Naveed ka qenë lideri i partisë opozitare, Partia Kombëtare e Baloçistanit.

Në provincën e Baloçistanit veprojnë shumë grupe nacionaliste dhe separatiste, të cilat luftojnë kundër qeverisë.

Talibanët e grupit Al-Kaida, dhe militantët e lidhur më grupin ekstremist, Shteti Islamik, janë po ashtu aktiv në këtë rajon në të cilin gjendet kufiri me Afganistanin dhe Iranin.

XS
SM
MD
LG