Ndërlidhjet

Vazhdojnë luftimet në disa pjesë të Mosulit


Mosul, Irak
Mosul, Irak

Forcat qeveritare të Irakut po vazhdojnë luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik në disa pjesë të Mosulit, një ditë pasi kryeministri irakian, Haider al-Abadi, ka vizituar qytetin dhe ka uruar ushtrinë për, siç ka thënë, fitoren e madhe me rikthimin e kontrollit të qytetit.

Televizioni shtetëror irakian raportoi për luftime në Qytetin e Vjetër të Mosulit, në perëndim të Lumit Tigër.

Gjenerali irakian, Haider Fadhil, u citua të ketë thënë se procesi i pastrimit të qytetit nga eksplozivët, kurthet dhe "qelizat e fjetura" do të marrë ca kohë.

Shteti Islamik ka marrë kontrollin e Mosulit, qytetit të dytë më të madh të Irakut, në vitin 2014 dhe beteja për rikthimin e tij ka zgjatur mbi tetë muaj

XS
SM
MD
LG