Ndërlidhjet

Stoltenberg: Rusia duhet të tërheqë ushtarët nga Ukraina


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Kiev, 10 korrik 2017.
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Kiev, 10 korrik 2017.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se vendi i tij nuk do të synojë "menjëherë" anëtarësimin në NATO, por fillimisht do të përqendrohet në zbatimin e reformave.

Poroshenko, duke folur në Kiev, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se qeveria e tij “do të ndërtojë një program të vërtetë reformash” për t’i përmbushur kërkesat për anëtarësim në NATO në të ardhmen.

Stoltenberg, në anën tjetër, shprehu mbështetjen e NATO-s për Ukrainën dhe bëri thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut, që parashohin fundin e konfliktit midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

“Marrëveshjet e Minskut mbeten rruga e vetme drejt paqes. Rusia duhet të tërheqë mijëra ushtarët e saj nga Ukraina dhe të ndalojë mbështetjen për militantët me komanda, kontroll dhe pajisje ushtarake”, tha Stoltenberg.

Ai konfirmoi se vendet anëtare të NATO-s nuk e njohin aneksimin e rajonit ukrainas të Krimesë nga Rusia, në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG