Ndërlidhjet

Izrael: Një palestinez është vrarë pasi e ka sulmuar një ushtar


Pjesëtarë të forcave izraelite në Bregun Perëndimor
Pjesëtarë të forcave izraelite në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite ka njoftuar se pjesëtarët e saj e kanë vrarë një sulmues palestinez, i cili e sulmoi një ushtar në një udhëkryq në Bregun Perëndimor.

Ushtria tha se personi palestinez sot ishte përpjekur të depërtoj me automobilin e tij në një udhëkryq. Ai pastaj kërceu nga makina me një thikë në dorë dhe e lëndoi lehtë një ushtar, që qëndronte aty afër. Pastaj, ushtarët e tjerë e vranë sulmuesin.

Kjo ishte dhuna e fundit në valën e përleshjeve, që ka shpërthyer në shtator të vitit 2015. Prej atëherë, sulmuesit palestinezë i kanë vrarë 43 izraelitë, dy amerikanë që ishin në vizitë dhe një turist britanik, me therrje, të shtëna dhe me goditje me automobila në ushtarë ose civilë, raporton agjencia AP nga Jerusalemi.

Gjatë kësaj kohe, forcat izraelite i kanë vrarë më tepër se 250 palestinezë, shumica e të cilëve sipas Izraelit, ishin sulmues, ndërsa të tjerët janë vrarë gjatë përleshjeve.

XS
SM
MD
LG