Ndërlidhjet

AI: Kërkohen hetime për ekzekutimet e dyshuara në Çeçeni


Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International (AI), ka kërkuar që autoritetet e Rusisë të zhvillojnë hetime për raportn në media se 27 vetë janë ekzekutuar nga forcat e sigurisë së republikës ruse të Çeçenisë, në muajin janar.

“Forcat e sigurisë nuk mund të lejohen që të vazhdojnë me torturë dhe vrajse, thjesht vetëm se ata e bartin shenjën e shtetit”, tha Denis Krivoshev, zëvendësdrejtor për Evropën dhe Azinë Qendrore në Amnesty International.

E përditshmja e pavarur në Rusi, Novaya Gazeta, ka raportuar dje se burime të paidentifikuara i kanë dhënë shënime gazetës me emrat e viktimave të dyshuara, ndërsa reporterët nuk kanë mundur ta gjejnë vendndodhjen e asnjërit prej tyre.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha sot se Moska e ka parë raportin dhe “e ka atë parasysh, e po ashtu edhe deklaratën e agjencive çeçene për zbatimin e ligjit, në të cilën përgënjeshtrohen raportet”.

Mëtutje, zoti Peskov u tha gazetarëve se “burimi i informacionit të gazetës është i paqartë, prandaj nuk mund të them asgjë më tepër tash”.

Raportohet se viktimat e dyshuara të ekzekutimit ishin zënë gjatë një operacioni masiv të sigurisë, që kishte filluar në dhjetor të vitit 2016.

Në muajin prill, Novaya Gazeta, ka raportuar se dhjetëra homoseksualë janë zënë, burgosur dhe janë keqtrajtuar në Çeçeni.

Autoritetet e Çeçenisë dhe Rusisë kanë refuzuar të zhvillojnë hetime për këtë raport.

XS
SM
MD
LG