Ndërlidhjet

BE-ja tubon kryeministrat e vendeve të Ballkanit më 12 korrik në Triestë


Foto nga arkivi

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dhënë detaje në lidhje me Samitin e Ballkanit Perëndimor, i cili kësaj radhe do të mbahet më 12 korrik, në Triestë të Italisë. Qëllim ii këtij Samiti, thuhet të jetë forcimi i bashkëpunimit rajonal për një rrugë më të shpejtë drejt Bashkimit Evropian.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini si dhe Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn pritet të marrin pjesë në këtë Samit, i cili do të mbledh kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor bashkë me ministrat e Ekonomisë dhe Transportit. Krahas përfaqësuesve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Bonjë e Hercegovina, në Samit do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e gjashtë shteteve anëtare të BE-së (Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia dhe Sllovenia).

Diskutimet, sipas informatave të publikuara nga Zyra e BE-së do të fokusohen në tri fusha kyçe të bashkëpunimit rajonal: 1) Lidhshmëria, 2) Integrimi rajonal ekonomik/zhvillimi i sektorit privat dhe 3) Kontaktet mes njerëzve.

Italia është nikoqire e Samitit të katërt vjetor në kuadër të "Procesit të Berlinit", një iniciativë për bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor, e cila pason pas Samiteve në Berlin (2014), Vjenë (2015) dhe Paris (2016).

XS
SM
MD
LG