Ndërlidhjet

Macron: SHBA-në dhe Francën “nuk do t’i ndajë kurrë asgjë”


Nga e  majta - Zonja e Parë e SHBA-së Melania Trump, presidenti i SHBA-së  Donald Trump, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe gruaja e tij, Brigitte Macron
Nga e majta - Zonja e Parë e SHBA-së Melania Trump, presidenti i SHBA-së Donald Trump, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe gruaja e tij, Brigitte Macron

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka qenë “nder i madh” për të, për të përfaqësuar SHBA-në në Paradën e Ditës së Bastilles në Paris. 
 
Dita Bastille është festë kombëtare në Francë, ndërsa këtë vit ka përkuar edhe me 100-vjetorin e hyrjes së SHBA-së në Luftën e Parë Botërore. 
 
Në një postim në Twitter, Trump tha se parada e trupave amerikane dhe franceze në Paris ka qenë “madhështore”. 
 
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha në anën tjetër se SHBA-në dhe Francën “nuk do t’i ndajë kurrë asgjë”.
 
“Prania e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe e bashkëshortes së tij janë shenjë e një miqësie që ka vazhuar me kalimin e kohës. Dua t’i falënderoj ata, dua t’i falënderoj Shtetet e Bashkuara për zgjedhjen që kanë bërë 100 vjet më parë”, tha Macron.
 
Trump dhe Zonja e Parë, Melania, kanë qëndruar dy ditë në Paris.
 
Të enjten, Trump dhe Macron kanë zhvilluar një takim zyrtar, gjatë të cilit është folur për luftën kundër terrorizmit, marrëveshjen për klimën e të tjera.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG