Ndërlidhjet

Gjykata refuzon të dërgojë në paraburgim Gruevskin


Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Një gjykatë në Shkup ka refuzuar të dërgojë në paraburgim ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, dhe katër zyrtarë të tjerë, përpara nisjes së gjykimit të tyre mbi akuzat për mashtrim zgjedhor.

Gjykata e Apelit ka publikuar vendimin në ueb-faqen e saj.

Prokurori special i ka kërkuar gjykatës t'i dërgojë të pandehurit në paraburgim, duke thënë se ata mund të ikin nga Maqedonia ose të ndikojnë te dëshmitarët gjatë gjykimit.

Gjykata, më 3 korrik, vetëm se ka urdhëruar konfiskimin e pasaportës së Gruevskit dhe të katër zyrtarëve të tjerë të partisë së tij VMRO-DPMNE.

Gjykimi i tyre pritet të nisë në shtator ose tetor.

XS
SM
MD
LG