Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Gjykata Evropiane: Rusia do t'i paguajë kompensim të dënuarit për vrasjen e Nemtsovit


Temirlan Eskerkhanov, i dënuar për vrasje të ish politikanit opozitar rus, Boris Nemtsov

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka urdhëruar Rusinë t’i paguajë Temirlan Eskerkhanovit, 6000 euro kompensim, i cili është njëri nga burrat e dënuar në rastin e vrasjes së ish politikanit opozitar rus, Boris Nemtsov.

Gjykata vendosi që Moska të paguajë këtë shumë në kompensim për Eskerkhanov, i cili është ankuar për kushtet e arrestimit të tij në paraburgim, kushtet në qelinë e mjetit ku është transportuar dhe për mungesë të një shqyrtimi të shpejtë të arsyeve të paraburgimit të tij.

Gjykata Evropiane nuk i ka pranuar ankesat që kanë bërë vëllezërit, Anzor dhe Shadid Gubashevs, që po ashtu janë të dënuar për vrasjen e Nemtsovit.

Boris Nemtsov, ish reformist, është njohur si kritikues i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe liderit çeçen që mbështetet nga Kremlini, Ramzan Kadyrov.

Nemtsov është vrarë në Kremlin, në vitin 2015.

Një gjykatë ruse i ka dënuar Eskerkhanov, vëllezërit Gubashev dhe dy persona të tjerë me 11 deri në 20 vite burgim, për vrasjen e Nemtsovit.

Të afërmit dhe ish bashkëpunëtorit e viktimës kanë thënë se vrasja është urdhëruar nga nivele të larta dhe drejtësia do të vihet në vend, vetëm kur organizatorët e vërtetë të vrasjes, do të identifikohen dhe dënohen.

Avokatët e familjes së Nemtsovit kanë thënë se e kanë kundërshtuar vendimin e gjykatës për dënimin e pesë çeçenëve, duke kërkuar që rasti të shqyrtohet si “vrasje e figurës shtetërore apo publike”.

XS
SM
MD
LG