Ndërlidhjet

Raportet: Irani e ka lansuar me sukses një raketë të re


Pamje e raketës Simoregh që është testuar në Iran

Mediat shtetërore të Iranit raportojnë se Teherani me sukses e ka lansuar një raketë me kapacitet për ta bartur ndonjë satelit në orbitë të Tokës.

Mediat shtetërore dhe mediat e tjera vendëse raportuan sot se në këtë test është lansuar raketa Simoregh, që mund të përdoret për dërgimin e satelitit me peshë prej 250 kilogramëve “në orbitë prej 500 kilometrash”.

“Qendra e Gjithësisë Imam Khomeini është hapur zyrtarisht me testin e suksesshëm të makinës lansuese të gjithësisë, Simoregh”, ka raportuar telvizioni shtetëror.

Burime të pavarura nuk e kanë konfirmuar menjëherë këtë lansim, derisa zyrtarët e Shteteve të Bashkuara, më herët, kanë thënë se lansimi ishte i pritur në “çdo kohë” nga qendra lansuese iraniane, Semnan, që është 200 kilometra në lindje të Teheranit.

Testet e këtilla janë të lejuara sipas Marrëveshjes ndërkombëtare të Iranit me fuqitë botërore, në vitin 2015.

Por, zyrtarët amerikanë kanë thënë se testi paraqet shkelje të frymës së marrëveshjes, me të cilën imponohen kufizime për programin atomik iranian, në këmbim për zbutje të sanksiomneve ekonomike ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG