Ndërlidhjet

Browder: Putini po synon zhvlerësim të Aktit Magnitsky


William Browder pak para dëshmisë së sotme në Senatin amerikan

Investuesi britaniko-amerikan, William Browder, të cilin Rusia e ka akuzuar për krime financiare, tha se tërheqja e Aktit Magnitsky, të vitit 2012, është “qëllimi i më i rëndësishëm i politikës së jashtme” të presidentit rus, Vladimir Putin.

Këto komente ai i ka bërë sot në një seancë dëgjimore në Komitetin për drejtësi të Senatit të Shteteve të Bashkuara, që është njëri nga disa panelet e Kongresit, që po e shqyrtojnë ndërhyrjen e Rusisë në fushatën presidenciae të Shteteve të Bashkuara në vitin 2016.

Në dëgjim është shqyrtuar çështja e firmës për marrëdhënie me publikun, Fusion GPS, me seli në Uashington, dhe nëse ajo e ka shkelur ligjin amerikan, me të cilin rregullohet çështja e indidivëve, që punojnë për qeveri të jashtme.

Fusion GPS ishte e ndërlidhur me përpilimin e raporteve skandaloze dhe të pambështetura për presidentin, Donald Trump, të njohura si dosjet Steele.

Ajo ishte e ndërlidhur edhe me dyshime për fushatë lobuese për ta shkatërruar Aktin Magnitsky, me të cilin janë imponuar sanksione kundër individëve rusë, të dyshuar për shkelje të të drejtave të njeriut.

William Browder ishte investitori më i madh në Rusi, derisa ai ishte larguar nga ky vend në vitin 2005, i akuzuar për krime financiare.

Avokati i tij, Sergei Magnitsky, kishte ndihmuar në zbulimin e skemës masive të vjedhjes së tatimeve në Rusi, por ishte arrestuar nga autoritetet ruse dhe kishte vdekur në një burg në Moskë.

XS
SM
MD
LG