Ndërlidhjet

Senati e miratoi legjislacionin për sanksione kundër Rusisë


Pamje nga një seancë e mëparshme e Senatit të Shteteve të Bashkuara

Senati amerikan pothuajse në mënyrë unanime ka votuar në favor të legjislacionit për forcimin e sanksioneve kundër Rusisë, përkundër vërejtjeve të presidentit, Donald Trump, dhe kërcënimit me hakmarrje nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Në Senat për legjislacion votuan 98 vetë, ndërsa kundër vetëm 2 ligjvënës. Ky legjislacion imponon edhe sanksione të ashpra kundër Iranit dhe Koresë Veriore.

Tash legjislacioni i dërgohet presidentit Trump për nënshkrim. Mundësi tjetër është edhe dhënia e vetos nga ana e tij.

Më herët, ky legjislacion ka kaluar edhe në Dhomën Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara, me ç’rast ishte mbështetur nga 419 ligjvënës, ndërsa kundër kishin votuar vetëm 3 anëtarë të kësaj dhome.

XS
SM
MD
LG