Ndërlidhjet

Koreja Veriore lanson një tjetër raketë balistike


Pamje nga testimi i një rakete balistike gjatë këtij muaji në Korenë Veriore

Zyrtarë nga SHBA-ja dhe Japonia kanë thënë se kanë detektuar atë që pritet të jetë raketë balistike e lansuar nga Koreja Veriore.

“Unë mund të konfirmoj se kemi detektuar lansimin e një rakete balistike nga Koreja Veriore” ka thënë zëdhënesi i Pentagonit, Jeff Davis.

“Do të kemi informacione shtesë shumë shpejt”, ka shtuar ai.

Kryeministri japoznez, Shinzo Abe, ka thënë se ka mbajtur një takim urgjent pas raportimeve për lansim të raketës.

Transmetuesi publik japonez, NHK ka thënë se Koreja Veriore ka nisur raketën sot në orën 17:00, dhe mund të zbresë në zonën ekonomike të Japonisë.

Edhe para testimeve të fundit të raketave, tensionet ishin rritur në SHBA, Japoni dhe Korenë Jugore, të cilat vazhdimisht i kanë dënuar testimet që po kryen Penjani.

Programet bërthamore dhe ato të raketave balistike të Koresë Veriore janë të ndaluara me rezolutë të OKB-së, mirëpo Penjani vazhdon të bëjë testime të tilla.

Sipas zyrtarëve në Korenë Veriore, testime të tilla bëhen për t’u mbrojtur nga agresioni i SHBA-së.

XS
SM
MD
LG