Ndërlidhjet

Trump do ta nënshkruajë legjislacionin për sanksione ndaj Rusisë


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Shtëpia e Bardhë, ka njoftuar se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka vendosur të nënshkruajë legjislacionin e miratuar nga Kongresi, i cili parasheh forcimin e sanksioneve ndaj Rusisë, rreth dyshimeve për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së më 2016.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, ka thënë se Trump ka qenë i përfshirë në negociata të “elementeve kritike” gjatë hartimit të projektligjit, diçka që nuk ishte bërë e ditur më parë.

“Ai tani ka rishikuar versionin final dhe bazuar në reagimin e tij gjatë negociatave, do ta miratojë legjislacionin dhe planifikon ta nënshkruajë atë”, ka thënë Sanders.

Njoftimi i Shtëpisë së Bardhë erdhi pasi Rusia bëri të ditur masa hakmarrëse, si përgjigje ndaj legjislacionit, duke udhëruar zvogëlim të stafit diplomatik amerikan, si dhe konfiskimin e pronave diplomatike të SHBA-s në Rusi.

Ministri i Jahtëm i Rusisë, Sergei Lavov, i ka thënë homologut të tij në SHBA, se Moska është e gatshme të rregullojë marrëdhëniet në mes të dy vendeve, e cila ka qenë edhe një prej objektivave të Trumpit gjatë fushtatës së tij presidenciale.

Ky legjislacion i fuqizon në ligj, sanksionet ekzistuese të SHBA-së ndaj Rusisë për dyshimet rreth përfshirjes ruse në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar.

Legjislacioni përfshin sanksione edhe për agresionin rus në Ukrainë, dhe shton masa të reja ndëshkuese duke i ndaluar ushtrisë ruse intervenimin në Siri.

Përveç Rusisë ky legjislacion parasheh sanksione të rënda edhe për Iranin dhe Korenë Veriore.

XS
SM
MD
LG