Ndërlidhjet

Putin shtrëngon kufizimet në internet


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka nënshkruar një ligj i cili ndalon përdorimin e shërbimeve proxy të internetit dhe rrjeteve virutale private (VPN).

Ligji është nënshkruar nga Putin më 29 korrik, ndërsa është publikuar sot nga qeveria.

Ligjëvënësit kanë thënë se ky ligj ka qenë i nevojshëm për parandalimin e shpërndarjes së ideve dhe materialeve ekstremiste.

Kritikët kanë thënë se qeveria e Putinit përdor shpesh arsyetime të tilla për të shtypur mospajtimet politike.

Të gjitha këto ndryshime të ligjit, pritet të fuqizohen më 1 nëntor, disa muaj para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2018 në Rusi.

Putin pritet të fitojë edhe një mandat gjashtë vjeçar.

Sipas ligjit, shërbyesit e Internetit do të udhërohen të bllokojnë faqe të cilat ofrojnë VPN dhe shërbime të tjera proxy.

Rusët i frekuentojnë shpesh faqet e tilla për të fituar qasje në përmbajtjet e bllokuara.

Gjatë viteve të fundit, autoritetet ruse kanë përshkallëzuar përpjekjet për të ndjekur penalisht përdoruesit e internetit rreth përmbajtjeve që janë konsideruar ekstremiste.

XS
SM
MD
LG