Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës, 4 gusht 2017
Kuvendi i Kosovës, 4 gusht 2017

Kuvendi në nyje

Të nderuar lexues,

Këtu po e përmbyllim këtë mbulim direkt të zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës.

Informacionet e fundit nga Kosova, rajoni dhe bota, mund t'i ndiqni në faqen tonë të internetit, evropaelire.org.

Na ndiqni edhe në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter.

Të mërkurën mbahet takim konsultativ

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se pas takimit konsultativ të përfaqësuesve të subjekteve politike parlamentare, është vendosur që një takim i ngjashëm konsultativ, me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të mbahet të mërkurën më 9 gusht.

Mospajtim i partive në takimin konsultativ
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:58 0:00

Hoti: Kërkesa e PAN-it, jologjike

Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ende nuk ka ndonjë dakordim në nivel të të gjitha partive për vazhdimin e seancës konstituive.

Kurse, sa i përket kërkesës se koalicionit PAN, që në të njëjtën seancë të votohet kryetari i Kuvendit dhe kryeministri, sipas Hotit, kjo nuk ka logjikë politike dhe nuk është në përputhje më normat demokratike.

Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG