Ndërlidhjet

Trump ka diskutuar për komandatin e ushtrisë së SHBA-së në Afganistan


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka propozuar largimin nga pozita e komandatit të ushtrisë së SHBA-së në Afganistan, John Nicholson, pas frustrimit se lufta kundër talibanëve është bllokur, kanë raportuar mediat.

Trump ka qenë tejet nervoz për mungesën e zhvillimeve në këtë çështje, gjatë një takimi në muajin e kaluar me këshilltarët e tij dhe ka kërkuar të informohet se cili do të jetë fundi i një lufte që ka zgjatur për 16 vjet, kanë raportuar AP, Reuters dhe media të tjera, duke cituar zyrtarë amerikanë anonimë.

Sipas tyre Trump ka thënë se Sekretari i Mbrojtjes, James Mattis, dhe stafi i tij duhet të konsiderojnë largimin e gjeneralit, Jon Nicholson nga pozita e komandatit të forcave amerikane në Afganistan, pasi nuk është duke e fituar luftën.

Agjencia e lajmeve Reters, ka raportuar se, Trump, ka thënë që SHBA-ja duhet të kërkojë nga Afganistani, një pjesë të fitimeve që ka ky vend nga pasuria minerale, e cila llogaritet të jetë në vlerë të 1 trilion dollarëve, në këmbim të ndihmës amerikane në qeverinë afgane.

Trump po ashtu është ankuar për fitimet e Kinës në minierat e Afganistanit, derisa SHBA-ja është duke shpenzuar për luftë.

Ky takim është mbajtur disa ditë pasi presidenti Trump i pati ftuar një grup të veteranëve afganë në Shtëpinë e Bardhë, për të diskutuar ide të ndryshme se si duhet fituar luftën.

Pentagoni është duke përgaditur një strategji të re në Afganistan, dhe është thënë se Mattis, ka rekomanduar rritjen e numrit të trupave amerikanë në Afganistan edhe për 4000, nga 8,400 sa i ka tani.

Asgjë nuk është miratuar deri më tash nga presidenti Trump.

XS
SM
MD
LG