Ndërlidhjet

Iran: Presidenti Rohani u inaugurua edhe për mandatin e dytë


Hassan Rohani
Hassan Rohani

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, sot është inauguruar për mandatin e tij të dytë presidencial, gjatë një seance të hapur të parlamentit të këtij vendi në kryeqytetin Teheran.

Duke folur në këtë ceremoni, ku ishin të pranishëm më se 100 zyrtarë të jashtëm, Rohani ka premtuar se Irani do të vazhdoj “në rrugën e koekzistencës dhe bashkëpunimit me botën”.

Rohani, 68 vjeçar, është një klerik i moderuar, i cili u rizgjodh në votimet e 19 majit, para dy ditësh është mbështetur formalisht edhe nga Lideri Suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei.

Në mesin e mysafirëve ishte edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, e cila para ceremonisë pati një takim me zotin Rohani.

XS
SM
MD
LG