Ndërlidhjet

Tillerson – Lavrov: Takim në periudhën e rritjes së tensioneve


Tillerson (djathtas) dhe Lavrov gjatë një takimi në Uashington më 10 maj

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, dhe ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, po përgatiten për takim gjatë një forumi rajonal në Manilë të Filipineve, në periudhën e rritjes së tensioneve ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës.

Departamenti amerikan i shtetit ka njofutar mbrëmë se Tillerson ka arritur në Filipine për bisedime me diplomatët e Asociacionit të Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN), sot dhe nesër, për shqyrtimin e “deatomizimit të gadishullit korean, sigurinë detare dhe kundërterrorizmin”.

Ministria e jashtme e Rusisë tha se zoti Lavrov ka arritur në këtë forum dhe do t’i mbajë disa takime bilaterale për këmbimin e pikëpamjeve “për problemet më të ndjeshme ndërkombëtare dhe rajonale”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, para tri ditësh në rrjetin Twitter ka shkruar se “marrëdhëniet e Uashingtonit me Moskën janë në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave” dhe shtoi se kjo është “shumë e rrezikshme”.

XS
SM
MD
LG