Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi i talibanëve - janë vrarë shtatë policë


Forcat e sigurisë afgane në rajonin Sari Pul

Talibanët i kanë vrarë së paku 7 policë afganë, të cilët ishin zënë nga militantët gjatë luftimeve në provincën veriore, Sari Pul, ka thënë një zyrtar lokal.

Zëdhënësi i guvernatorit provincial, Zabibullah Amani, tha mbrëmë se policët ishin zënë nga talibanët në rajonin Sajad, derisa ata e kishin marrë kontrollin në këtë territor, pas dy ditëve të luftimeve të ashpra me forcat e sigurisë afgane.

Gjatë këtyre luftimeve janë vrarë 10 talibanë dhe ishin plagosur katër ushtaarë afganë, tha ky zëdhënës.

Gjatë muajvee të fundit, talibanët i kanë intensifikuar sulmet e tyre në gjithë Afganistanin, me ç’rast në fund të muajit të kaluar, e kanë marrë kontrollin në tri rajone: Ghor, Faryab dhe Paktika.

XS
SM
MD
LG