Ndërlidhjet

Vdes 8 vjeçarja, pas përplasjes së një veture afër Parisit


Pamje nga arkivi nga sulmet në Francë
Pamje nga arkivi nga sulmet në Francë

Një veturë është përplasur në një piceri, në një fshat në lindje të Parisit, duke lënë të vdekur një vajzë 8 vjeçare dhe duke lënduar disa persona të tjerë.

Ngasësi i automjetit BMW është arrestuar, pasi vetura është përplasur në objektin e picerisë në Sept-Sorts, kanë raportuar mediat franceze.

Sipas radios RTL, ngasësi, 39 vjeçar, i ka thënë policisë, se ka dashur të kryejë vetëvrasje dhe ka pasur armë në veturë.

Sidoqoftë, rasti nuk është duke u trajtuar si sulm terrorist.

Franca dhe një numër i qyteteve, janë përballur me sulme ndaj civilëve me mjete të ndryshme të transportit.

Javën e kaluar një veturë ishte përplasur drejt një grupi ushtarësh në Paris, duke lënduar gjashtë prej tyre, përpara së të qëllohej nga Policia, pasi sulmuesi ka tentuar të largohet nga vendi i incidentit.

Vitin e kaluar, nga sulmi në Nicë të Francës kanë vdekur 84 persona.

XS
SM
MD
LG