Ndërlidhjet

Iraku nis bombardimin e Shtetit Islamik në Tal Afar


Pamje nga luftimet në Tal Afar, Irak. Pamje nga arkivi

Iraku ka filluar një seri të bombardimeve ajrore në qytetin Tal Afar, një zonë që aktualisht po kontrollohet nga militanët e Shtetit Islamik në perëndim të Mosulit, ka thënë televizionial-Sumariya, duke cituar zëdhënësin e ministrisë së Mbrojtjes, Mohammed al-Khodari, transmeton Reuters.

Aksioni në tokë, me synim të marrjes së kontrollit të qytetit do të fillojë pas përfundimit të fushatës ajrore, është cituar të ketë thënë zëdhënësi, Mohammed al-Khodari.

Autoritetet irakiane kanë thënë se Tal Afar, që gjendet 80 kilomentra në perëndim të Mosulit, do të jetë caku i ri, drejt luftimit të Shtetit Islamik, i cili ka pushtuar pjesë të mëdha të territorit në Irak dhe Siri nga viti 2014.

“Kalifati” i vetëshpallur nga militanët e Shtetit Islamik është shkatërruar gjatë muajit të kaluar, pasi forcat irakiane të mbështetura nga SHBA-ja, e kanë rikthyer qytetin Mosul, pas një fushate nëntë mujore të luftimeve.

Qyteti Tal Afar, ka pasur popullësi prej 200,000 banorëve, përpara se të kontrollohej nga Shteti Islamik.

Nga ajo periudhë ky vend është përballur me dhunë sektare, në mes të sunitëve dhe shiitëve.

XS
SM
MD
LG