Ndërlidhjet

Ish ambasadori i Ukrainës, dëshmon në gjykimin për tradhti të Yanukovychit


Ish ambasadori i Ukrainës në Kombet e Bashkuara, Yuriy Serheyev
Ish ambasadori i Ukrainës në Kombet e Bashkuara, Yuriy Serheyev

Diplomati ukrainas i pensionuar tashmë, Yuriy Serheyev, ka dëshmuar në gjykimin për tradhti, në mungesë të ish presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Serheyev, i cili ka qenë ambasador në Kombet e Bashkuara nga viti 2007 deri më 2015, ka folur për më shumë së një orë në dhomën e gjykatës në Kiev, pas rifillimit të gjykimit, që ishte shtyrë para dy javësh.

Ai ka dhënë dëshminë e tij rreth situatës në Kombet e Bashkuara, dhe në Ukrainë e Rusi, gjatë shkurtit dhe marsit të vitit 2014, në kohën kur Moska pati nisur trupa ushtarake në Krime, për të marrë kontrollin në atë pjesë, përpara se ta aneksonte paligjshëm Krimenë.

Serheyev ka thënë se Rusia e ka përdorur Yanukovychin, duke shtuar se kinse “presidenti ligjor i Ukrainës”, i ka kërkuar Moskës, të dërgojë trupa ne Ukrainë për të ruajtuar sigurinë e personelit në një bazë ushtarake detare ruse në Krime.

Serheyev ka rikujtuar edhe 27 marsin e vitit 2014, pasi gjatë një takimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila kishte miratuar një rezolutë përmes së cilës shpallej “ i pavlefshëm” një referendum i orkestuar nga Rusia për Krimenë, dhe i bëhej thirrje komunitetit ndërkombëtar, “ të mos njoh asnjë status” për Krimenë.

Yanukovych e ka braktisur zyrën e tij më 2014, dhe ka ikur për në Rusi, në mesin e protestave, të cilat ishin nxitur për shkak të planeve të tij për të rregulluar marrëdhëniet me Moskën, në vend të Bashkimit Evropian.

Prokurorët janë duke kërkuar dënim të përjetshëm për Yanukovychin, i cili është i akuzuar për tradhti, duke cenuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Pas largimit të tij, Rusia ka aneksuar Krimën, derisa nga luftimet në mes të separatistëve pro rusë dhe forcave qeveritare ukrainse, kanë vdekur më shumë se 10,000 persona nga prilli i 2014-tës.

Yanukovych ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në gjykim, duke e cilësuar atë si të motivuar politikisht dhe ka larguar avokatët e tij nga ky rast.

Gjykata më pas i ka caktuar një përfaqësues ligjor.

XS
SM
MD
LG