Ndërlidhjet

Ukrainë: Gazetarja ruse u dëbua për shkak të “propagandës”


Pamje e një pjese të kryeqytetit Kiev në Ukrainë

Autoritetet e Ukrainës e kanë dëbuar gazetaren ruse, Tamara Nersesian, për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare.

Zëdhënësja e Shërbimit të Sigurisë aë Ukrainës, Olena Hitlyanska, ka shkruar sot në rrjetin Facebook, se “propagandistja ruse” Nersesian është dëbuar gjatë natës dhe i është ndaluar hyrja në Ukrainë për tri vite.

Televizioni Rossia-24 ka raportuar se korrespondentja Nersesian ishte dëbuar pasi ishte marrë në pyetje nga zyrtarët e shërbimit të sigurisë.

Prej vitit 2014, Ukraina i ka mbyllur më tepër se 10 rrjete televizive ruse, duke i akuzuar ato për përhapje të propagandës luftarake.

Raportet ruso-urkainase janë tensionuar shumë pas aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë në mars të vitit 2014, dhe për shkak të mbështetjes së separatistëve në pjesën lindore të Ukrainës, të cilët luftojnë kundër forcave të qeverisë së Ukrainës.

Prej vitit 2014, nga kjo luftë janë vrarë më se 10 mijë vetë.

XS
SM
MD
LG