Ndërlidhjet

Afganistan: Janë vrarë tre punëtorë humanitarë


Pamje e afganëve duke marrë ndihma
Pamje e afganëve duke marrë ndihma

Sulmues të paidentifikuar dje i kanë vrarë tre punëtorë afganë të organizatës humanitare, Catholic Relief Services (CRS), me seli në Shtetet e Bashkuara, në provincën Ghor, kanë thënë zyrtarët.

Në këtë incident të rëndë ishin plagosur edhe dy punëtorë të tjerë, ka thënë zëdhënësi provincial i policisë, Iqbal Nezami.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulm, por talibanët dhe një grup i afërt me Shtetin Islamik janë aktivë në këtë hapësirë.

“Ne jemi të shokuar dhe me zemër të thyer për humbjen e kolegëve tanë në Afganistan”, tha zëdhënësja e CRS-së, Megan Gilbert, dhe ka shtuar se motivi i sulmuesve nuk është i njohur.

Sipas faqes në internet të CRS-së, kjo organizatëaktualisht punon në provincat Bamiyan, Dajkundi, Ghor, Herat dhe Kabul, duke u fokusuar në agrikulturë, arsim dhe ndihmë në katastrofa.

XS
SM
MD
LG