Ndërlidhjet

SHBA: Irani po e mbanë peng botën me largim nga marrëveshja atomike


Nikki Haley
Nikki Haley

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha mbrëmë se Irani po përpiqet ta “mbajë peng botën” duke u kërcënuar se mund të tërhiqet nga marrëveshja atomike e vitit 2015, për shkak të “sanksioneve dhe detyrimit” nga Shtetet e Bashkuara.

Në këtë mënyrë, ambasadorja Haley u përgjigj ndaj komenteve të presidentit të Iranit, Hassan Rohani, i cili dje më herët gjatë ditës, tha se presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka imponuar disa runde të reja të sanksioneve kundër Iranit, ka treguar se “nuk është partner i mirë” dhe i gatshëm ta zbatoj pjesën amerikane të marrëveshjes dhe se kjo mund të çoj në tërheqjen e Iranit nga përkushtimet për kufizimin e aktiviteteve atomike brenda “disa orëve”.

Ambasadorja Haley theksoi se sanksionet e Trumpit nuk ishin të ndërlidhura me marrëveshjen atomike, sipas së cilës Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë botërore janë pajtuar për tërheqjen e pjesës më të madhe të sanksioneve ekonomike kundër Iranit.

XS
SM
MD
LG