Ndërlidhjet

Pakistan: Ish-kryeministri ankohet në gjykatë


Ish-kryeministri Nawaz Sharif
Ish-kryeministri Nawaz Sharif

Ish-kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif, ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit për shkarkimin e tij lidhur me pasuritë e padeklaruara.

Ministri i ambientit, Mushahidullah Khan, i cili është anëtar i partisë së Sharifit, tha mbrëmë se janë pliotësuar tri ankesa nga avokatët e ish-kryeministrit.

“Është e drejtë jona të kërkojmë shqyrtim”, tha një zyrtar i partisë së Nawaz Sharifit, dhe ka shtuar se “populli i Pakistanit nuk e ka pranuar vendimin” e gjykatës për shkarkimin e kryeministrit të dikurshëm.

Nawaz Sharif, 67 vjeçar, ka dhënë dorëheqje nga mandati i tij i tretë, pak kohë pasi kjo gjykatë më 28 korrik vendosi se ai duhet të shkarkohet dhe ka urdhëruar hetime penale për pasurinë e familjes së tij.

XS
SM
MD
LG